I infektuar me COVID-19, Bujar Qamili: Isha aq rëndë sa nuk e doja jetën!

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka treguar se ai ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe madje në gjendje shumë të vështirë shëndetësore.

Në një intervistë për televizionin lokal “TV1 Channel” në Shkodër, këngëtari është shprehur se ka qenë aq rëndë sa dëshironte të mos ishte më në jetë.

“Isha i infektuar me Covid-19, kam kaluar situatën më të vështirë të jetës sime, ishte një traumë për të cilën thosha me vete më mirë të mos jem më aq e rëndë ishte.

Tani jam më mirë, jam rikuperuar. Kam një thirrje të fortë për të gjithë që të mbajnë maska e të mbajnë distancimin social, pasi vetëm kush e ka kaluar e di se për çfarë po flas”, ka thënë Qamili në një lidhje live nga Italia.

 


Shtuar 16.03.2021 19:10