“I forti i Lushnjës” i dyshuari kryesor për vrasjen e Albi Bashaliut, kushëriri i viktimës “bllokohet” në seancë, gjykata ndërhyn: Mos bëj “au iu”, thuaj kush e vrau

Seanca e zhvilluar ditën e sotme në ngarkim të Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës ka zgjatur për orë me radhë, ndërsa të tjera dëshmi janë zbuluar nga gjykimi i sotëm.

I njohur ndryshe si “i forti i Lushnjës”, Laert Haxhiu akuzohet për veprat penale soi: “Vrasjet me paramendim”, “Tentativat e vrasjes”, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Shkatërimi pronës me eksploziv”, Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Vjedhje me armë”.

Të lidhura

None found

Në mesin e dëshmitarëve që u paraqitën sot në sallën e gjyqit për të dëshmuar, përveç Leonard Bashaliu, i cili është vëllai i Albi Bashaliut, ishte Sami Bashaliu, kushëriri i dyshes në fjalë, raporton gazetari Elton QYno.

Ky i fundit ka mbërritur për të dhënë dëshminë e tij në GJKKO, pasi ka qenë një nga dëshmitarët kryesorë të ngjarjes së 27 dhjetorit të 2021-t, kur Laert Haxhiu në bashkëpunim me Enriko Xhahysan, Artan Tafanin dhe Lulzim Spahinë organizuan vrasjen e Albi Bashaliu.

Sami Bashaliu, është pronari i lokalit ku viktima (kushëriri i tij) pasi piu kafen e mëngjesit u largua jashtë dhe më pas u qëllua për vdekje nga Artan Tafani dhe Lulzim Spahia, të cilët i bënë pritë në rrugë.

Eliminimi i Abi Bashaliut është parë e gjitha nga Sami Bashaliu, ndaj përfaqësuesi i akuzës Behar Dibra, e kishte thirrur për të dëgjuar dëshminë e tij, para Gjykatës së Posaçme.

Teksa zhvillohej seanca për vrasësin e kushëririt të tij, pasi prokurori i çështjes nuk ishte në gjendje për të formuluar pyetje rreth ngjarjes, gjykata ndërhyri duke kërkuar nga ana e Sami Bashaliut të shmangte bllokimet në të shprehur e të tregonte se kush e vrau kushëririn e tij.

Duke vijuar me dëshminë e tij për vrasjen e kushërirut, Sami zbuloi se autorët kanë qenë të maskuar me maskë covidi. I pyetur për aparencën fizike të autorëve, Bashaliu theksoi se njëri ka qenë i gjatë e tjetri i shkurtër.

Dëshmia e plotë e dëshmitarit, Sami Bashaliu, kushëririt të viktimës së Albi Bashaliut, siguruara nga Elton Qyno:

Behar Dibra: A ka ndodhur ndonjëherë ndonjë vrasje pranë lokalit tënd:

Sami Bashaliu: Nja dy a tri ditë, para Vitit të Ri. Para do kohësh…

Ndërhyn gjykata me pyetje: Na trego detaje të lutem…

Sami Bashaliu: Ishte një makinë e bukur, dola pashë rreth e qark por nuk pashë gjë. U futa brenda ndeza sobën, për tu ngrohur kush vinte për kafe. I ndjeri Bashaliu, u fut të pinte kafe dhe në momentin që doli nga lokali, i foli njëri dhe Bashaliu ktheu kokën. U dëgjua zhurma e armës. Ai djali që qëlloi ishte një i gjatë i hollë, po kishte mbuluar kokën me maskë. E gjujti. Çunat që ishin lokal u trembën e ikën me vrap. Ishte një person që gjujti, ata ishin dy por njëri ndenji në makinë.

Gjykata: Na trego më shumë të lutem çfarë mban mend…

Sami Bashaliu: Ai doli i foli Bashaliut dhe e gjujti. Ai që e gjujti ndenji aty, Bashaliu ra në tokë. Unë e pashë këtë gjë, por ata ma bënë me dorë “…futu brenda futu brenda…”. S’bëra zë. I mori çelësat, telefonin Bashaliut, ja la në vend nuk ja lujti. Ai tjetri i vuri flakën me benzinë makinës dhe ikën. E ke parasysh shteti bëri punën e vet…

Gjykata: Mos bëj kështu au iu, kush i vrau këta njerëz? Po për tjetrin, a u mor vesh kush e vrau Leonard Bashaliun?

Behar Dibra: Kur e ka frekuentuar për herë të fundit i ndjeri Albi Bashaliu lokalin?

Sami Bashaliu: Një natë më parë, të nesërmen u bë ngjarja. Ka qenë ora 7 mbase.

Behar Dibra: E përcolle këtë ti nga lokali?

Sami Bashaliu: Jo pse duhet ta përcillja ishte ora 11 e natës diçka e tillë.

Behar Dibra: A i njihje personat me kë rrinte viktima?

Behar Dibra: Me të fisit tonë ka ndenj, se jemi fis i madh.

Behar Dibra: Mbas ndodhjes së ngjarjes ky, Henriko Xhahysa, vinte më në lokal?

Sami Bashaliu: Jo

Av Detar Hysi: Ju shkuat në varrimin e të ndjerit?

Sami Bashaliu: Po vajta.

Av Detar Hysi: Po sot si janë mardhëniet tuaja?

Sami Bashaliu: Shumë të mira.

Gjykata: Me përshkrimin fizik të dy personave, a mban mend ndonjë karelteristikë të tyre. A i mbani mend këta persona?

Sami Bashaliu: Kanë qenë dy. Ai që bëri vrasjen ishte i gjatë i hollë, ai tjetri pak më i shkurtër. Ata kishin kapele dhe maskë Covidi.

Gjykata: Ndonjë element të veçantë?

Sami Bashaliu: Jo s’pashë.

Gjykata: Prokuror Behar Dibra, a keni pyetje tjetër?

Behar Dibra: Nëse do të jepej rasti ti shikoje siç i përshkruan këtë të gjatin dhe të hollin, a do ti përshkruaje dot? Do thoshe dot ky ka gjuajtur më armë?

Sami Bashaliu: Vallahi se përcaktoj dot.


Shtuar më 28.07.2026 23:18

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş