Portieri me origjinë kosovare, Diant Ramaj, nuk është përfshirë në udhëtimin e Borussia Dortmundit drejt Japonisë, ku skuadra do të zhvillojë përgatitjet para nisjes së sezonit 2026/27.
Ramaj, i cili ende shpreson për një ftesë nga përfaqësuesja e Gjermanisë, nuk dëshiron të mbetet zgjedhje e dytë në portën e klubit verdhezi dhe po synon një aventurë të re.
Të lidhura
None found
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, gardiani do të zhvillojë bisedime me skuadrat e interesuara, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse largimi do të marrë formën e një huazimi apo të një transferimi përfundimtar.
“Diant Ramaj pritet t’i japë fund qëndrimit te Borussia Dortmund përpara mbylljes së afatit kalimtar. 24-vjeçari nuk i është bashkuar ekipit në udhëtimin drejt Japonisë, me qëllim që të negociojë me klubet që kanë shfaqur interes”, raporton Plettenberg.
Ai shton se opsionet janë të hapura: “Nuk është vendosur ende nëse do të bëhet fjalë për një huazim apo një shitje direkte. Bisedimet janë në vazhdim dhe ka disa oferta konkrete.”
Ndërkohë, pritet që në muajt e ardhshëm Ramaj të marrë një vendim edhe për të ardhmen e tij ndërkombëtare, pasi Gjermania duket se nuk e ka në planet e veta.
