Policia bën me dije se ka shpëtuar dy turiste belge të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë orëve të pasdites, u krye në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin.
Pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.
Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.
Njoftimi i policisë:
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 1, i vjen në ndihmë 2 turisteve nga Belgjika, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë orëve të pasdites, u krye në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin.
Sot rreth orës 17:00, është marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojke, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.
Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.
Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.