Grupi Parlamentar i PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës, pas tensionet në Kuvend

Grupi Parlamentar i PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës pas tensionet në Kuvend

Pas tensioneve një ditë më parë në Kuvend, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur me mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

KUjtojmë se seanca e 2 nëntorit u shoqërua me tensione të shumta. Deputetët e opozitës, në kuadër të aksionit të tyre, grumbulluan në mes të sallës karriget ndërsa Ervin Salianji ndezi flakadanë.

Por, pavarësisht tensioneve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, vijoi normalisht rendin e ditës duke votuar ligjet.

Pas Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se një punonjës i Gardës ishte me armë, ndërsa Gazment Bardhi njoftoi se do të padisin Nikollën që jeon gardistë të armatosur në seancë.


Shtuar 3.11.2023 11:33

Tags: