Lëvizte me pistoletën gati për qitje, arrestohet 44-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar që lëvizte i armatosur me pistoletë, duke shkaktuar panik te banorët.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin. Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.11.2023 11:13

Tags: ,