Gramsh, i riu qëllon me dorezë metalike, 39 vjeçari përfundon me dëmtime të rënda në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit ku një 35 vjeçar me iniciale E.K ka qëlluar me dorezë metalike në kokë duke i shkaktuar dëmtime të rënda ndaj shtetasit 39 vjeçar.

39 vjeçar është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku po merr edhe një mjekim intensiv.

Shtetasi E.K është arrestuar në flagrancë nga policia e Gramshit në fshatin Gibë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë./albeu.com

Shtuar 11.05.2022 15:20