Kandidat për kryetar i PD, Elezi anulon konferencën: Asnjë gazetar nuk është i pranishëm

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka anuluar konferencën e tij për mediat. Shkak është bërë mungesa e medias. Kjo u bë e ditur nga vetë Elezi i cili deklaroi që në fillim se nuk mund të realizohet sot pasi asnjë gazetar nuk është i pranishëm. Po ashtu, Elezi njoftoi se konferenca do të zhvillohet ditën e nesërme në një orar tjetër.

“Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar . Duhet të ndodhte edhe kjo. Do tju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent. Është një garë e rëndësishme. Po mundohen ti vënë epitetet nga më të ndryshimet, që unë kam hyrë formalisht apo jam i shitur. Është e dyta e herë, dje u befasova. Por sot e ka kaluar pritshmërinë time. Jam i detyruar ta anuloj për një orar tjetër ditën e nesërme”, tha Elezi.

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues./albeu.com