Graham Potter: Morëm një fitore të merituar, lëndimi i James është një lajm i keq për ne

Pas suksesit 2-0 kundër Bournemouth, tekniku i Cheslea Graham Potter foli për mediat ku u duk tepër i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij, në dneshjen e sotme.

“Urime djemve sepse nuk mund të ishim të sigurt se si do të shkonte loja pas këtij pushim të gjatë. Por kjo lojë ishte shumë e mirë, lojtarët bënë më të mirën dhe aplikuan atë për të cilën punuam. Një fitore e merituar, por ne duhet të mbajmë. Meritat e Bournemouth duhet të njihen pasi e bënë lojën konkurruese.”,- tha Potter.

Më tej tekniku i “bluve” foli dhe për lëndimin e Reece James.

“Nuk jam i sigurt për dëmtimin që kishte, por ne pamë cilësinë e tij, çfarë lojtari është. Është një goditje e keqe për ne, por gishtat e kryqëzuar. Nuk mund të them se sa e rëndë është situata për momentin.”,- tha më tej tekniku. /albeu.com


Shtuar 27.12.2022 21:58