Gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin. Mësohet se eshtrat janë gjetur në disa ferra, në një rrugë rurale pranë bregdetit.

Eshtrat e gjetura do të dërgohen për ekzaminim në mënyrë që të zbardhet identiteti i viktimës.

Forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje.


Shtuar 3.04.2022 15:16