Vikena Kamenica rrëfen çastin më të vështirë në jetë, si asnjëherë e përlotur dhe me zërin që i dridhet

Vikena Kamenica, mexosopranoja e njohur e Teatrit të Operas dhe Baleliti, ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “E ardhmja është vajzë” ku foli ndër të tjera për karrierën, por edhe jetën personale larg duartrokitjeve të skenës. Me lot në sy, Vikena tregoi se një vit më parë, nëna e saj u sëmur dhe iu desh të bëhej e fortë dhe të merrte e vetme vendime të rëndësishme.

“Para 1 viti, në maj, mami bëri një ndërhyrje në zemër dhe duke qenë në situatë pandemie, ishte një situatë jo e lehtë për t’u jetuar nëpër spitale. Ndërkohë ishin sytë e të dyjave, e të treve më saktë, me gjithë vëllain, që ishin drejtuar tek unë që duhet t’i jepja zgjidhje kësaj situate. Vendime që duhet t’i merrja vetëm unë. Normalisht me njerëzit e afërt, lotët, dyshimet, frikërat e mëdha, vendime që po i merrja dhe thoja ‘Si do më çojë Zoti. Po i marr të mira, të gabuara?’. I vendosja po unë. Vendosja për doktorët që do e ndiqnin, normalisht do isha unë që do komunikoja me të gjithë, ai që do e operonte. Frikëra pa fund janë, jeta… Në atë moment kishim ndërrua pozicionet dhe e shihnim njëra-tjetrën në sy, edhe pse prap kisha nevojë të shkoja tek ajo ti thoja ‘o ma po si t’ia bëj kësaj’. Por nuk e bëja dot, nuk ia thoja dot”.

Është një grua shumë e zgjuar, shumë e fortë, por në atë moment ishte bërë e dobët, por çdo gjë e kupton e jashtëzakonisht mirë dhe arriti në atë pikë kuptoi dhe gjënë kryesore timen dhe tha “mam më fal që çdo vendim duhet ta marrësh ti në këtë moment”. Deri në atë moment, nëse mund të kem pasur episode të tjera, kur ti thua kam pasur këtë moment të vështirë, deri në atë moment kam thënë ky qenka momenti më i vështirë i jetës time. Sepse sido që të shkonte situata unë do ta kisha në kurriz. Por Zoti e deshi, faleminderit mjekëve, miqve shumë të mirë. Zoti e deshi që gjithçka të shkonte mirë, po bën një vit, normalisht kujdesi është i jashtëzakonshëm. Mami e do akoma edhe më shumë jetën pas atij çasti.”-përfundoi ajo.