Një gomone e mbushur me emigrantë është shpëtuar nga autoritetet italiane ditën e sotme.
Ata ndodheshin në mes të detit sipër gomones dhe kanë lëshuar një sinjal alarmi për të treguar se ndodheshin në rrezik për jetën.
Sapo morën sinjalin, rojet bregdetare kanë shpejtuar për të shkuar në thellësi të detit dhe të shpëtojnë emigrantët. Pamjet dramatike janë fiksuar nga “Guardia Costiera”.
Kujtojmë që këto fenomene në Itali nuk janë të rralla, pasi brigjet e vendit fqinjë shihen si një “urë kalimi” të emigrantëve për të depërtuar në brendësi të Europës./albeu.com/
Italian emergency services carried out two dramatic rescue operations on Wednesday of migrants on boats that ran aground as they reached the shore on rough seas. Coastguard members, joined by other emergency services, created a human chain to help the migrants pass pic.twitter.com/Cq2zMVkv8J
— Reuters (@Reuters) November 5, 2021