Deri më 1 dhjetor, institucionet dhe organizatat në Maqedoninë e Veriut mund t’i paraqesin Entit Shtetëror të Revizionit tema, projekte ose institucione që propozojnë të kontrollohen gjatë vitit 2027.
ESHR-ja u bëri thirrje institucioneve, organizatave, shoqatave qytetare dhe palëve të tjera të interesuara të sugjerojnë subjekte dhe fusha ku vlerësojnë se ka nevojë dhe interes publik për revizion shtetëror. Nisma, sipas Entit, synon rritjen e transparencës dhe përfshirjen e publikut në përcaktimin e përparësive të revizionit.
Të lidhura
None found
Propozimet mund të dërgohen përmes faqes zyrtare të Entit ose me email.
Propozimet e pranuara mund të përfshihen në Programin Vjetor të Punës për vitin 2027, pasi të miratohen nga kryerevizori shtetëror. Programi duhet t’i dorëzohet Kuvendit të RMV-së jo më vonë se fundi i dhjetorit.








