Ëndrra po realizohet, Jeff Bezos do të udhëtojë sot në hapësirë

Miliarderi Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë sot, duke realizuar kështu fluturimin e parë me ekuipazh të anijes së tij, Neë Shepard.

Ai do të shoqërohet nga Mark Bezos, vëllai i tij, Ëally Funk, një pionier 82-vjeçar i garës hapësinore dhe një student 18-vjeçar.

Ata do të udhëtojnë në një kapsulë me dritaret më të mëdha të fluturuara në hapësirë, duke ofruar pamje mahnitëse të Tokës.

Neë Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor.

“Jam i ngazëllyer. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse jam nervoz. Nuk jam nervoz, jam kurioz. Dua të di se çfarë do të mësojmë”, tha Bezos në një intervistë me CBS Neës.

“emi qenë duke u stërvitur. Ky automjet është gati, ky ekuipazh është gati, kjo skuadër është e mahnitshme. Ne thjesht ndihemi shumë mirë për këtë”, shtoi ai./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 08:46