Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij, Shkëlzen Velaj 35-vjeç. Pas ngjarjes, autori/autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa një makinë është gjetur e djegur në by passin e Vlorës.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 4 persona të dyshuar.

Kujtojmë se, viktima e mbrëmjes së djeshme është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të  2015-ës./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 08:21