Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ngritur dyshime për procesin zgjedhor në Brazil, duke deklaruar se zgjedhjet i ishin dukur të manipuluara.
Pas pyetjes së një gazetari për humbjen e djalit të aleatit dhe ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili e kishte mbështetur fuqishëm Trumpin, presidenti amerikan tha se procesi i kishte lënë përshtypje shumë negative.
Të lidhura
None found
“Më dukeshin sikur ishin diçka e tmerrshme. Sinqerisht, dukeshin si zgjedhje të manipuluara”, u shpreh Trump.
Ai theksoi se nuk kishte mbështetur asnjërin prej kandidatëve. “Nuk mbajta një qëndrim në favor të njërës apo tjetrës palë, por gjithçka më dukej e tmerrshme”, tha presidenti amerikan.
Trump shtoi se marrëdhënia e tij me presidentin brazilian Lula është e mirë, por kritikoi vendimin për zgjatjen e orarit të votimit. “Unë nuk qeveris Brazilin, por Shtetet e Bashkuara. Më pëlqen Lula dhe shkoj shumë mirë me të, por zgjatja e orarit që iu dha ishte shumë e çuditshme”, deklaroi ai.
“Zgjedhjet duhet të jenë të pakontestueshme. Ato më dukeshin shumë keq. Nuk mora qëndrim dhe nuk mbështeta askënd apo asgjë, por i vëzhgova zgjedhjet. Dukeshin kaq të korruptuara dhe kaq të tmerrshme”, vijoi Trump.
Presidenti amerikan iu referua vendimit për zgjatjen me dy orë të procesit të votimit, një masë e cilësuar mjaft e paprecedentë në historinë e Brazilit.







