Albulena Haxhiu pritet me ceremoni zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në pritje të saj u organizua ceremoni shtetërore, ku e mirëpriti homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gjatë vizitës, Haxhiu do të zhvillojë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare.

Të lidhura

None found

Programi i saj përfshin edhe një ndalesë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.


Shtuar më 27.10.2026 10:27