E zhdukur prej dy javësh, gjendet shëndoshë e mirë  38-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO LAJM)

Pas 2 jave kërkime intensive është gjetur shqiptarja e humbur në Greqi. 38-vjeçarja shqiptare Ermalda Arapi i ka dhënë fund aventurës së saj dhe dy javë pas zhdukjes, është kthyer pranë familjarëve. Zougla.gr shkruan se mëngjesin e sotëm ka marrë fund makthi për familjen Arapi, që prej datës 18 maj, nuk lanë vend pa e kërkuar të renë.

Ende nuk dihet se ku ka qenë Ermalda Arapi gjatë kësaj periudhe, por mësohet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim. E reja pritet të merret në pyetje për të kuptuar nëse pas kësaj zhdukjeje, fushet diçka më shumë se sa thjesht një aventirë.

Ermalda Arapi u zhduk më 18 maj dhe familja e saj vuri alarmin. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.05.2021 16:47