E BUJSHME/ Gati vizitat mjekësore, Donnaruma bëhet me ekip të ri

Gianluigi Donnarumma është larguar nga Milani.

Portieri italian nuk ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë duke u larguar kështu si lojtari i lirë. Mediat italiane bëjnë me dije se 22-vjeçari është pranë firmës me Juventusin dhe kanë zbuluar edhe detaje të reja.

Donnarumma pritet të jetë në J Medical, qendrën shëndetësore të Juventusit ditën e hënë për të kryer testet mjekësore, ndërsa më pas do të vijë edhe firma mbi kontratë.

Gardiani i portës do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon te bardhezinjtë e do të firmosë një kontratë afatgjate.


Shtuar 30.05.2021 16:55