E vrau me bukë në dorë, flet Elton Metaj: Nuk doja ta vrisja Sabrinën, doja vetëm vajzën!

Autori i dyshuar i vrasjes së Sabrina Bengajt, ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj ka folur në media dhe ka deklaruar se nuk ka qenë qëllimi i tij ta ekzekutonte.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, Metaj, tha se “vjehrri i tij e ka ndjekur me armë dhe e ka kërcënuar”.

Sipas Metajt, ai e dinte të plagosur dhe jo të vdekur Sabrinën dhe prandaj u largua në ditën e vrasjes.

“Vjehrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën. Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha.

Ku e do vija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj. /tch

 

 


Shtuar 6.10.2021 14:30