E rëndë/ Tentuan t’i vidhnin makinën, hajdutët qëllojnë për vdekje aktorin e njohur

Rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, aktori  Johnny Wactor 37-vjeç, është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Një nga të tre hapi zjarr dhe Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tha e ëma për Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital, e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu, u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News raporton se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin.