Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur dje në Bubq të Krujës. 51-vjeçari Artan Ismalaja është arrestuar në ambientet e spitalit. Ai masaroki gruan e tij, 45-vjeçaren Klarita Ismalaja në makinë ndërsa ndodheshin në një magazinë, më pas tentoi të vetëvritej.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com