Grabitet një pikë karburanti në Klos, persona të maskuar k*rcënojnë punonjësin dhe marrin paratë

Në orët e para të mëngjesit, një pikë karburanti është grabitur në qytetin e Klosit në Mat. Sipas informacioneve policore, ishin dy persona të maskuar.

Njëri prej tyre ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave që ndodhej në kasafortë.

Të lidhura

None found

Për momentin nuk dihet se sa është shuma e grabitur dhe nëse autorët kanë qenë të armatosur.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar më 3.11.2026 11:05