Copa America/ Goli i Paquetas i jep fund përrallës “Peru”, Brazili në finale (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e “Copa America”.

Në stadiumin olimpik “Nilton Santos” të Rio de Janeiros, u përballën përfaqësueset e Brazilit dhe ajo e Perusë.

Pas 90 minutash, përralla peruane e Lapadulas ka mbaruar, Brazili fitoi 1-0 dhe fitoi të drejtën për në finalen e “Copa America”. Ka mjaftuar një gol nga Paquetà (35’), pas një pasimi të Neymar, për të fituar ndeshjen.

Tani, Brazili pret të mësojë emrin e finalistit tjetër për “Copa America”, i cili do të mësohet nesër pas zhvillimit të gjysmëfinales tjetër Argjentinë-Kolumbi.

Shtuar 6.07.2021 09:01