Beteja për Tiranën! Kjo është forca politike që kryeson ndjeshëm deri tani

Prej më shumë se 8 orësh në Shqipëri po zhvillohet procesi i numërimit të votave.

Deri më tani Shqipëria kryesohet ndjeshëm nga PS e cila duket se ka siguruar të paktën 75 mandate e ndjekur nga PD me 56 mandate dhe LSI me 7 mandate.

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 14.8 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese e ndjekur nga koalicioni PD-AN.

PS ka marrë 51.51 % ose e thënë në vota 32467, e ndërsa PD-AN ka marrë 22764 vota ose 36.12 %. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 447 vota.

LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 6.11 % ose 3850 vota. Edhe partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.83 % ose 1783 vota. /albeu.com/