Gjendet i mbytur në pus një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në pus.

Policia bën me dije se  paraditen e sotme, rreth orës  11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç.

Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus, pasi ka qenë duke punuar.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.03.2021 12:55

Tags: , ,