E FUNDIT/ Armë pa leje në banesë, arrestohet Mark Marku në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Mark Marku për armëmbajtje pa leje.

Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari me banim në Torovicë është vënë në pranga pasi i janë gjetur armë zjarri, krehër dhe fishekë.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 47 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Nga shërbimet e Policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me krehër me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.08.2021 11:15