Dështuan me arratisjen, Çekaj me “shokët” shkrihen së qeshuri në gjykatë (VIDEO)

Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore për 3 të dënuarit e 313 në Tiranë të cilët tentuan arratisjen.

Arratisja e pretenduar nga Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dështoi vetëm pak hapa larg portës kryesore ku I pikasën nga gardianët dhe u ndaluan në kohë.

Shoku i tretë  igrupit, nuk kishte për qëllim arratisjen por ai preu damarët në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen dhe të arratiseshin me sukses Çekaj dhe Pjetri.

Gjatë seancës së sotme, Çekaj bashkë me shokët e tij duken shumë të qetë, madje të qeshur dhe shkëmbëjnë batuta me njëri tjetrin në prani të kamerave.

Rikujtojmë se kjo arratisje u tentua pak ditë para se të transferoheshin në burgun e Peqinit, një institucion i sigurisë së lartë.  /albeu.com/