39 vjeçarit i plas granata në arën ku po punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ditën e sotme.

Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 16.05.2021 16:48