Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, Yuri Kim i pret në Rinas

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka treguar se në Aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur avioni me 276 ushtarë amerikanë.

Ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.

Ushtarët amerikanë në vendin tonë vijnë në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 21”, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria.

“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë. SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.


Shtuar 16.05.2021 17:01