“Duan punë në kafe”, Shehaj i përgjigjet Ramës: S’mund të gjykosh njerëzit që të kanë zgjedhur

Kandidati i PD për deputet në Tiranë, Agron Shehaj i ftuar në News24 ka folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit,  korrupsionin, varfërinë dhe qeverisjen e Ramës.

Sipa Shehajt, korrupsioni mbetet shkaku kryesor i varfërimit të Shqipërisë pasi ekonomia nuk ecën me korrupsion, dhe problemi kryesor në vend ka qenë se për 30 vite nuk ka pasur njerëz që ta luftonin korrupsionin, por ata që u korruptuan për interesa personale dhe para.

‘’Absolutisht jam i bindur që shkaku i varfërisë në Shqipëri është korrupsioni. Nga raporti del qartaz, na vë para të vërtetës. Shqipëria është i 13-ta më e korruptuara në botë. Vende më të korruptuara se Shqipëria janë Afganistani, Kirgistani e Moldavia.

 

 

Unë jam i bindur, dhe PD është e bindur se edhe nëse në 30 vjet lufta ndaj korrupsionit ka dështuar, mbetet e vetmja zgjidhje. Po nuk e luftuam, ekonomia nuk ecën. Arsyeja kryesore është fakti që të korruptuarit nuk janë ndëshkuar. 4 vitet e fundit niveli i korrupsionit është rritur. Një nga dështimet dhe zhgënjimet më të mëdhaja.

Në një farë mënyre ëshët garanci për ata që kanë vjedhur, të korruptuarit, por dhe nxitje për pushtetarët e rinj. Nëse askush nuk është ndëshkuar më parë, atëhere s’ka arsye.

Nga të gjitha raportet del që korrupsioni është në rritje. S’ka asnjë të ndëshkuar, ka pasur skandale të jashtëzakonshme. Ministra, kryeministri, drejtora agjencish të përfshirë dhe asnjë i ndëshkuar. Për sa kohë nuk ndëshkohen, atëhere korrupsioni nuk luftohet. Tani përhapja e korrupsioni në 4 vitet e fundit, ka ndodhur kjo, jo vetëm ka kapur gjithë shtetin apo çfarë ka të bëjë me administratën, është futur dhe në privat. Gjithë tenderat e koncesionet i janë dhënë ortakëve të kryeministrit. Ai korruptohet për t’u pasuruar vetë, ai dhe njerëzit e vetë. Të gjitha garat janë bërë me një konkurrent. Asnjë kompani perëndimore s’ka fituar tender. Janë kompani lindore, asnjë perëndimore.

Janë kompanitë guackë për përfitime personale, pasi kur ne nuk dimë kush është përfituesi, apo aksioneri, atëhere bëhet fjalë për ministrin apo familjar të ministrit. Të korruptuarit janë larg, nuk varret nga zyrtarët e vegjël. Kompanitë guackë nuk përdoren vetëm për të vjedhur, por edhe për të pastruar para. Për t’i bërë të dyja. Ashtu si paratë e krimit, dhe të korrupsionit janë vënë në shënjestër.

Korrupsioni është aq i përhapur, sa ta bën të lehtë për ta luftuar. Ne kemi vullnetin. Mund të them disa pika. Mund ta luftojnë vetëm njerëz të ndershëm, por dhe të aftë. Një i korruptuar nuk lufton korrupsionin. Kam besim tek Basha. Rama është i korruptuar, dhe po ta vini re s’flet më për korrupsionin. S’përdoret më. Kur pyeten sipërmarrësit e qytetarët ngrenë si problem korrupsionin.

Korrupsioni është i përhapur aq në shtet, sa dhe në privat. Po përmend disa prej masave. Moslejimi i kompanive offshore në tendera publikë. Jo vetëm të fitojnë, por as pjesëmarrje. Garat publike me një pjesëmarrës, mos lejohen.

Masat kundërkorrupsionit kanë si qëllim përmirësimin e klimës së biznesit. Rritja e rrogave, e mirëqenies vjen vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik. Nëse investojnë të huajt dhe vendasit atëhere zhvillohet. Korrupsioni nuk po i lejon.

Një nga gjërat më të rëndësishme është të shmangim kontaktin shtet me biznesin, pra tatimorët. Të bëhet dixhitalizimi.  Nuk do ketë më njerëz në terren. Do të ketë kontakte gjithmonë në formë elektronike. Kontrollet s’do bëhen në mënyrë selektive. Sa më të programuar. Nuk do shtrihen, do modernizohen.

Unë besoj që gjëja kryesore është të kemi qeveritarë e pushtetarë të ndershëm. Ajo që është më e rëndësishmja, në 30 vitet e fundit ka qenë tek njerëzit që kishin qëllim të luftonin korrupsionin, por ka qenë pasurimi dhe interesi personal. Pse analizohet korrupsioni? Është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik. Në Shqipëri pse ka korrupsion? Sepse qeveritarët tanë janë të korruptuar. ‘’

Shehaj ka hedhur poshtë deklaratat e Ramës se shqiptarët duan punë duke pirë kafe. Sipas tij, kjo s’ka lidhje me dembelizmin pasi shqiptarët kur shkojnë jashtë punojnë.

Sipas tij Rama nuk mund të gjykojë njerëzit që e kanë zgjedhur, dhe se është ai që duhet t’u gjejë punë shqiptarëve të cilët kërkojnë mundsi e punë të mirëpaguara.

‘’S’ka lidhje fare me dembelizmin. Një politikan duhet mos gjykojë njerëzit që e kanë zgjedhur. Por të bëjë punë e vet, dhe t’i gjejë punë. Ndodh që në Shqipëri shqiptarët rrinë në kafe, por jashtë jo. Shqiptarët kanë nevojër për mundësi. Duan karrierë, duan punë të mirëpaguara, jo punë që mos ia vlejë barra qiranë.

Ajo që duhet të bëjë një qeveri është që të krijojë kushtet që bizneset dhe sipërmarrësit të investojnë. Pushtetarët po krijojnë pengesa. E kuptoj shumë mrië, dy gjëra, e para nëse dikush ka mundësi tjetër për të ndryshuar  Shqipërinë përveç politikës le ta thotë e ta diskutojmë. Unë nuk shoh, është e vetmja mënyrë.

Nga ana tjetër shumë njerëz janë dorëzuar, por duhet të ngulim këmbë. Unë nuk e shoh dorëzimin si alternativë.  Puna ësthë intensive siç e thashë, njerëzit na presin shumë mirë, besoj se më 25 prill do të fitojmë zgjedhjet. Dhe do të punojmë pë shqiptarët. ‘’- tha Shehaj.


Shtuar 23.03.2021 18:24