Juventus gati për revolucion, vetëm 6 lojtarë janë të paprekshëm

Juventusi dështoi totalisht edhe këtë sezon në Champions League, pasi u eliminua që në fazën e 1/8-ave ndaj Portos. Përveç kësaj, bardhezinjtë nuk po ecin mirë as në kampionat, ku humbja e fundit ndaj Beneventos në shtëpi ishte thjesht shokuese.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit bardhezi do të bëjnë një revolucion të plotë në verë, ku priten largime të shumta. Vetëm gjashtë lojtarë do të jenë të paprekshëm dhe nuk do të nxirren në shitje sipas “Gazzettas”.

Ndër lojtarët që konsiderohen të paprekshëm janë De Ligt, Chiesa, Kulusevski, Danilo, Cuadrado dhe Arthur. Të gjithë lojtarët e tjerë mund të ndërrojnë destinacion gjatë merkatos së verës.

Shtuar 23.03.2021 06:03