Luljeta Bozo me superlativa për Ramën: Ka bërë gjëra të pabesueshnme

Kandidatja e PS në Tiranë, inxhinierja e njohur Luljeta Bozo gjatë takimit që ka mbajtur sot kryeminsitri Edi rama ku ka prezantuar kandidatët e PS që do garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, theksoi se PS është një parti që tregoi se di të mbajë premtimet.

“Të vija në politikë nuk më kishtë shkuar ndonjëherë në mendje. Ftesa më erdhi nga Rama dhe Lali Eri me hoqi disa pasiguri dhe duke parë interesin e njerëzve të njohur dhe të panjohur, sidomos pas tërmetit, unë e pranova ftesën në ketë moshë që jam. Zgjodha sepse PS është parti progresiste me vizion, që bën ato që premton. Nuk ka bërë vaki që të mos ketë mbajtur premtimet.

Dhe duket patur parasysh se në këtë periudhë pati dy ngjarje të vështira, tërmeti dhe pandemia. Njerëzit të mos harrojnë ku e mori PS në 2013 dhe çfarë reformash të pabesueshme bëri. Prandaj duhet të marrë mandatin e tretë. Qeveria e tregoi veten këto 15 muaj. Ne duam ta kemi shtëpinë brenda 24 orëve, ndërsa kemi Italinë e 7 më e fuqishme në botë dhe ka 15 vjet që nuk po i strehon. Është në të mirën e të gjithëve të fitojë PS.”, tha Bozo.

Shtuar 23.03.2021 06:03