Doza të reja Pfizer mbërrijnë në Rinas, sa shkon në total numri i tyre (FOTO LAJM)

Një sasi tjetër vaksinash Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se këtë të hënë në Rinas mbërritën edhe 29,250 doza të tjera.

“Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone”, shkruan Ministrja Manastirliu.

Kështu, në total numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 2,074,560 të tilla./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 22:19