Disa nga arsyet pse sëmureni lehtë dhe shpesh

Kur moti ndryshon dhe kalojmë nga një stinë në tjetrën, mund të sëmuremi lehtësisht ose të kapemi nga gripi sezonal. Edhe pse dimri ka kaluar, është e rëndësishme të shikojmë disa zakone dhe faktorë, të cilët mund të kontribuojnë në faktin se sëmuremi lehtë, por edhe shpesh:

Ju kafshoni thonjtë

Duart tona bien në kontakt me një mori mikroorganizmash patogjenë, të cilët janë bllokuar nën thonj. Kur duart më pas bien në kontakt me gojën, ka të ngjarë të jeni të ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh, nga një ftohje e thjeshtë deri te një virus.

Nivele të ulëta të vitaminës D

Vitamina D është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Ashtu si zinku. Një nga rolet kryesore të vitaminës D në trup është të mbajë sistemin tuaj imunitar të fortë në mënyrë që të mbrohet nga infeksionet, viruset dhe patogjenët. Nëse sëmureni relativisht shpesh me grip ose ftohje të zakonshme, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të jenë një nga shkaqet. Shumë studime vëzhguese në shkallë të gjerë tregojnë një lidhje të niveleve të ulëta të vitaminës D me infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, bronkitin dhe pneumoninë.

Dehidratim

Trupi i njeriut nuk mund të funksionojë siç duhet, kur nuk ka sasi të mjaftueshme uji, për pasojë është e vështirë të përballet me viruset dhe infeksionet.

Ju nuk shëroheni plotësisht nga infeksionet e kaluara

Është e rëndësishme t’i japim trupit tonë kohë dhe kujdes që të shërohet plotësisht nga një virus ose një ftohje. Përndryshe, ne do të kemi shumë më shumë gjasa të riinfektojmë veten me një virus ose mikrob nëse nuk kemi pushuar dhe rikuperuar plotësisht.

Alergjitë

Alergjitë prekin rëndë sistemin imunitar, i cili nga ana tjetër nuk do të jetë aq i aftë për t’u marrë me organizmat e huaj. Prandaj, nëse keni alergji, është e rëndësishme të merrni trajtimin e duhur, në mënyrë që të mos rëndoni trupin tuaj. /albeu.com


Shtuar 1.04.2023 07:43

Tags: