DETAJE/ Shkoi te babai në Vlorë, 34-vjeçarja u hodh nga kati i pestë bashkë me fëmijën 1 vjeç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vlorë. Një 34-vjeçare e identifikuar si Pamela Mertiri është hedhur nga sheshpushimi i një pallati bashkë me fëmijën 1 vjeç dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të dy.

Mësohet se ajo ishte ndarë nga bashkëshorti, jetonte në Tiranë dhe në Vlorë kishte shkuar të babai i saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje, rrëfen se gruaja nuk ishte banore në atë pallat, por ka ardhur aty vetëm për të kryer aktin e rëndë.

“Ajo është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Nuk banon aty. Ka ardhur aty thjeshtë për të bërë këtë gjë. Ishin të shtrirë këtu përmbys. Ajo kishte shenja jete, ndërsa fëmija fare. Kishte çarje në fytyrë. Ambulanca u vonua dhjetë minuta,” shprehet ai./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 13:13

Tags: