Rama bën fallxhorin, parashikon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: Do të ndodhë një ditë

Konferenca e përbashkët e kryeministri Edi Rama dhe homologun të tij në Kosovë Albin Kurti është shoqëruar me batuta.

Pyetjes së gazetares sesi do të votojë nëse bëhet referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Rama tha se ishte pyetje provokuese. Ai shtoi se do të votonte pro, dhe për kohën se kur do të ndodhë e pa në filxhan.

“Kjo është pyetja apo provokacija? Tani në rast se më pyesni në hipotezën  e një referendumi paqësor për bashkimin  Shqipërisë me Kosovën, unë do votoja hapur pro. Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo, po ju provokoj edhe unë them që do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si apo kur, por që kjo do të ndodhë një ditë unë them që po. Ata që dalin e bërtasin për Shqipërinë e Madhe ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është fall. Nëse do të hidhja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë po them që do të ndodhë,” tha Rama.

I pyetur nëse do të ndodhë kjo pa fall, por në realitet, kryeministri përgjigjet: “Pa fall, unë fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do dalin të thonë do përmbyset bota, do na pushtojnë shqiptarët. Më ndihmoni edhe ju thoni që foli zëri i fallxhorit.”/albeu.com

 


Shtuar 26.11.2021 13:02