Demokratët “shpërthejnë” në brohoritje kur Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD-së (FOTO LAJM)

Sali Berisha gjatë takimit të parë parë me demokratët, nuk kurseu kritikat për Lulzim Bashën për të cilin tha se duhet të japë dy herë dorëheqjen.

Berisha e quajti ish-kryetar Bashën, kaq ka mjaftuar që demokratët në sallë të shpërthejnë në brohoritje: “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

“PD nuk ka qen kurrë më keq se sot. Ka 8 vjet që ka humbu cdo nismë. Ka humbur cdo aksion 100% ka 8 vjet që para syve të saj dhe ajo nuk i del zot, PD ka pësuar disfatë pas disfate, kjo është PD në ditën e sotme.

PD humbi në zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi bleu grabiti dy herë më shumë vota se në 2017-ën. Ditën e zgjedhjeve vetëm 1/5 votuan Lulzim Bashën pjesa tjetër votoi PD. PD ka ngelur pa lider.

Ishte humbja e dytë e madhe. Ish-kryetari Basha erdhi në zyrë. Unë nuk e kapërdija më këtë humbje, humbe një herë zgjedhjet po humbe dy herë duhet të ikësh dy herë”, tha Berisha. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 18:50