Mutacioni Delta ka hyrë në territorin shqiptar.Një person i cili ka udhëtuar nga Britania drejt Tiranës me simptoma të lehta kishte kryer tamponin parasë të nisej dhe një ditë pasi ka mbërritur në Tiranë laboratori anglez i ka dërguar përgjigje se ka rezultuar pozitiv me Delta.
Por ky mund të mos jetë rasti i vetëm. Pasi në vendin tonë vijnë persona nga vende të infektuara me Delta dhe ne nuk i kërkojmë minimumi tamponi negativ .
Brataj: Ana negative është se do të rritet numri që e favorizon rritjen më tej në vjeshtë dhe ky është dhe problemi në Europë sepse rritet numri i atyre që shtrohen.
Mutacioni Delta ka ndryshuar edhe simtomat nga coronavirusi klasik.
Ato janë rrufë, dhimbje fyti dhe dhimbje koke dhe temperatura shfaqet shumë më vonë .
Më së shumti po preken të rinjte nën moshen 30 vjeç dhe ata që nuk janë vaksinuar. /tch