Lambda apo Delta? OBSH zbulon kush është versioni më i rrezikshëm i COVID-19

Pavarësisht qetësimit të situatës, variantet e reja të covid-19, kanë shqetësuar sërish botën.

Varianti i ri i Covid-19 , “Lambda” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është gjetur në 27 vende të ndryshme të botës.

Lambda është veçanërisht e përhapur në të gjithë Amerikën e Jugut, pasi u shfaq për herë të parë në Peru në gusht të vitit të kaluar dhe po konstatohet gjithnjë e më shumë në këto vende.

Sipas ekspertëve të OBSH-së deri tani variant i gjetur në Europë nuk është cilësuar si një variant shqetësues, megjithëse është një variant që kërkon vëmendjen e ekspertëve pasi është indetifikuar që transmetohet.

Në Peru, “Lambda” përbën gati 82% të mostrave të rastit të koronavirusit të raportuar gjatë majit dhe qershorit, sipas Organizatës Shëndetësore Panamerikane.

Varianti më shqetësues sipas OBSH-së është variant “Delta” i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe frika për një valë tjetër të pandemisë është tepër e madhe.

 

 

Shtuar 12.07.2021 20:51