Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka nisur një nismë që synon t’i edukojë të rinjtë për mënyrën e identifikimit të lajmeve të rreme.
Zëvendësdrejtori Muamer Bekiri tha se kjo nismë është ndërmarrë për të parandaluar keqpërdorimin e të rinjve nga informacionet e publikuara në burime të paverifikuara.
Të lidhura
None found
“Në këto aktivitete do të marrin pjesë të rinjtë, në veçanti nxënësit e shkollave të mesme dhe mësuesit e tyre, politikbërësit, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre”, deklaroi Muamer Bekiri, zv. Drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Ambasada e BE-së në Shkup, e cila e përkrah projektin, vlerëson se pjesëmarrja e të rinjve nga të gjitha bashkësitë etnike është veçanërisht e rëndësishme.
“Dhe tani është edhe maqedonishtja në shqip që i është bashkuar, të paktën kjo do të thotë që të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mund ta luajnë lojën në gjuhën e tyre së bashku me të rinjtë në të gjithë Evropën”, theksoi Luciano Scambiato Licciardi, Zëdhënës i BE-së në Shkup.
Aplikacioni mund të përdoret pa pagesë dhe u mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse lajmi për të cilin janë të interesuar është i vërtetë, mbështetet në burime zyrtare apo përmban informacion të rremë.






