Del portreti i gjyshes së princeshë Dianës, nuk do ta besoni sa shumë ngjajnë me njëra-tjetrën

Princesha Diana ngjan jashtëzakonisht shumë me gjyshen e saj, Cynthia, e cila vdiq në vitin 1972. Fansat mbretërorë kanë parë portretin e gjyshes së Princeshës së Uellsit, të cilin e ndau vëllai i Dianës, Charles Spencer dhe pasi fansat besnikë mbretërorë ishin të emocionuar.

“Gjyshja ime, Cynthia (Spencer), e pikturuar nga Sargent në 1919. Ajo vdiq 50 vjet më parë dhe ishte shumë e dashur dhe e respektuar”, shkruante Charles Spencer. Postimi i tij u komentua nga fansat e Princeshës dhe theksoi se ngjashmëria është e madhe.

“Uau, ajo duket shumë si Princesha Diana. E bukur”, ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër ka thënë: “Ajo i ngjante asaj”. “Ngjashmëri e madhe me princeshën tonë të dashur ”, vuri në dukje një tjetër fanse mbretërore.

Për shumë njerëz, edhe pse ka ndërruar jetë, në moshën vetëm 36-vjeçare në vitin 1997, ajo mbetet princesha e tyre e preferuar. Në fakt, brenda një kohe të shkurtër pritet të publikohet një dokumentar i ri zbulues për të i cili titullohet “ Princesha ” dhe do ta shohim në HBO. Dokumentari hedh dritë mbi jetën e saj të trazuar.

Princesha Diana ishte një person që arriti të thyente rregullat e botës mbretërore, ndërkohë që është një nga personalitetet më të fotografuara në mbarë botën, së bashku me persona të tjerë të famshëm.


Shtuar 6.08.2022 10:27