Dalin pamjet 3D, tregojnë si ka ndodhur aksidenti në Bullgari (VIDEO)

Dalin detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona.

Në rrjetet sociale është publikuar një video 3D që tregon skenën se si ndodhi aksidenti tragjik.

Nga pamjet në video, duket se shoferi ka humbur kontrollin dhe autobusi është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke shpërthyer në flakë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.