CR7 me ‘dorë të hekurt’, tregon kufizimet e tij ndaj të birit

Cristiano Ronaldo dha një intervistë, të realizuar nga Marjan Faraidooni, ndërsa u mirëprit me entuziazëm nga fansat e pranishëm. Ylli portugez ka folur edhe për teknologjinë, duke dhënë këshilla për rininë.

Ai ndodhej në Dubai për të tërhequr çmimin e tij personal si golashënuesi më i mire i të gjitha kohërave.

“Mund t’ju jap një shembull, Cristiano është djali im i madh, 12 vjeç. Sa herë më kërkon të ketë celularin e tij, unë i përgjigjem se ka ende kohë”.

“Duhet të përfitojmë nga teknologjia, por të mos jemi të fiksuar pas saj. Celularin ua jap për pak kohë fëmijëve, jo gjithmonë”.

Më herët, ylli portugez ka shpjeguar se irritohet kur djali i tij pi pije energjike.

“Do të shohim nëse djali im do të bëhet futbollist i mirë. Ndonjëherë pi pije energjike dhe ha patatina. Kjo me zemëron, ai e di këtë.

Ndonjëherë i kërkoj të qëndrojë në ujë të ftohtë pas një vrapimi dhe ai më thotë: Babi, është shumë ftohtë këtu. Gjithmonë i them se i duhet punë dhe dedikim që të këtë sukses.

Nuk do t’i bëj presion që të bëhet futbollist, por do të doja. Gjëja më e rëndësishme është të jetë më i miri, kudo që të jetë, në futboll, mjekësi apo diku tjetër”.

Kujtojmë se CR7 edhe më pare e ka prekur temën e smartphone-it te djali i tij. Ai në disa intervista ka thënë se djali i tij ka ende khë për të përdorur një smartphone. CR junior justifikohej duke i thënë se i duhej një i tillë për të komunikuar me të, por Cristiano Ronaldo e replikonte duke i thënë se mund të përdorte telefonin e gjyshes së tij për t’u lidhur me të./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 29.01.2022 10:27