Çfarë duhet të dini mbi certifikatën e vaksinimit për vendet e BE

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap për krijimin e certifikatës së vaksinimit në mënyrë që qytetarët e bllokut europian të lëvizin të lirë.Certifikata dixhitale e BE-së për COVID (EUDCC), e quajtur më parë Certifikata e Gjelbër Dixhitale, do heqjen e kufizimeve të udhëtimit në 27 vendet anëtare, por do të jetë në dispozicion edhe për vende specifike jo të BE-së.

Do të përbëhet nga informacione rreth vaksinimit, testit PCR ose imunizimit ndaj COVID-19 nëse personat që e kanë kaluar. Certifikata do të jetë e pajisur me një kod QR, që mund të skanohet dhe të dalin të dhënat, por personi që udhëton mund të zgjedhë ta mbajë atë në formatin letër.

A mundet që një vendi i BE të refuzojë ta përdorë certifikatën?

Jo. Certifikata është vendosur të zyrtarizohet nga miratimi i një rregulloreje të BE-së, e cila është një akt i detyrueshëm legjislativ. Kjo do të thotë se duhet të zbatohet nga të gjitha vendet.

Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia tashmë kanë filluar lëshimin e tyre.

Kur munden personat që jetojnë në BE të pajisen me certifikatën?

Deri më tani thuhet se deri në fund të qershorit të gjithë qytetarët që jetojnë në vendet antarë të BE mund të pajisen me certifikatën. Rregullorja do të hyjë në fuqi në 1 Korrik.

Sidoqoftë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur se certifikata do të jetë gati përfundimisht në ditët e ardhshme, që do të thotë se vendet anëtare së shpejti do të jenë në gjendje të fillojnë përhapjen.

A duhet paguar për certifikatën?

Jo, certifikata do të jetë falas.

Cilat vaksina do njihen në certifikatë?

Të gjitha vaksinat COVID-19 të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave do të njihen në certifikate.

Këto përfshijnë vaksinat Pfizer/ BioNTech, Moderna, Oxford / AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Shtetet anëtare do të jenë të lira të vendosin vetë nëse do të pranojnë vaksina të tjera.

A ndalohet lëvizja e lirë nësë qytetarët nuk janë të vaksinuar?

Aspak. BE ka theksuar se certifikata e re nuk do të bëhet një kusht për lëvizjen e lirë nëpër bllokun europian.

Sipas një vendimi të lëshuar nga Komisioni Europian nuk do të ketë diskriminim ndaj individëve që nuk janë vaksinuar. Personat që nuk janë të vaksinuar do vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre të lëvizjes së lirë, kur është e nevojshme, duke iu nënshtruar kufizimeve të tilla si testimi ose karantina.

A do të jetë i sigurt kalimi?

Kodi QR do të përmbajë një nënshkrim dixhital i cili do të lëshohet nga një institucion, i cili mund të jetë një spital, qendër testimi ose autoritet shëndetësore. Secili organ do të ketë një çelës unik të nënshkrimit dixhital dhe do të ruhet në një bazë të sigurt të të dhënave në secilin vend.

Sa kohë është e vlefshme certifikata?

Vlefshmëria do të varet nga sa të rëndësishme janë certifikatat në çdo kohë të caktuar, si dhe provat shkencore dhe rregullat kombëtare në secilin shtet anëtar.

A do të jetë kjo certifikatë e përhershme?

Certifikatat janë të lidhura në mënyrë rigoroze me pandeminë. Prandaj, sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të deklarojë fundin e urgjencës së shëndetit publik, funksionimi i certifikatës do të pezullohet.

Kjo gjithashtu do të thotë se mund të riaktivizohet në një rast kur OBSH shpall një tjetër emergjencë të shëndetit publik.

Shtuar 15.06.2021 21:57