Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosja siguron mbi 50% të votave

Komisioni i zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ditën e sotme.
Lëvizja Vetëvendosje del që ka siguruar 50,28 përqind të votave, më shumë nga sa tregonin rezultatet paraprake.LDK ka marrë 12,73%, ndërsa 21.532 janë shpallur të pavlefshme.
Certifikimi i rezultateve pason trajtimin e ankesave të kandidatëve për deputetë dhe subjekte politike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.
Edhe Kryeministri Albin kurti, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku falenderon gjithë qytetarët që e votuan duke i dhënë rezultatin e shumëpritur.
 Postimi i Plotë i Kurtit
Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.
Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.
U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.
Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime! /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 17:17