Burri merr peng bankën në Tivar: Kthejuni paratë punonjësve, do e hedh në erë (VIDEO)

Një shtetas i identifikuar si Edin Begziq, ka marrë peng një bankë të nivelit të dytë në Tivar të Malit të Zi pasi e akuzon se po vjedh para nga punonjësit e saj.

RT shkruan se burri, banor i zonës u shfaq që në orët e para të mëngjesit në degën e kësaj banke dhe u kërkoi të gjithëve të dilnin jashtë.

Më pas, ai rrethoi godinën me kallëpë të cilët sipas tij përmbanin tritol.

Në mure, Begziq vari parulla përmes të cilave kërkonte që paratë që u janë vjedhur punonjësve nga banka, tu kthehen mbrapsht bashkë me interesat përkatëse. Mes punonjësve, sipas raportimeve të bëra deri tani mësohet se janë edhe prindërit e kërcënuesit.

“Kthejini paratë që i keni vjedhur punëtorëve”, shkruhet në muret e bankës.

Policia e Malit të Zi ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshal Tito” në Tivar nga frika se mos eksplozivët shpërthejnë dhe mund të shkaktojnë dëme në njerëz.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar më poshtë./albeu.com/