Arion Kurtaj, hakeri shqiptar që vodhi 90 video të GTA 6 dhe u dënua me shtatë vite burg

Arion Kurtaj, hakeri shqiptar që depërtoi në sistemet e Rockstar Games dhe mori 90 video të lojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), u dënua me shtatë vite burg nga drejtësia britanike.

Gjykata e Woolwich në Londër shpalli vendimin për 21-vjeçarin nga Oxfordshire, por ai u lirua menjëherë, pasi periudha që kishte kaluar në paraburgim u përfshi në llogaritjen e dënimit.

Të lidhura

None found

Kurtaj, pjesëtar i grupit të krimit kibernetik Lapsus$, pranoi fajësinë për një sërë sulmesh ndaj kompanive të mëdha, mes tyre Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.

Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësi Turner vuri në pah aftësitë e të riut dhe e paralajmëroi të mos i keqpërdorte ato.

“Ti je padyshim një i ri shumë i talentuar. Mos i shpërdoro këto talente duke kaluar pjesën tjetër të jetës duke hyrë e dalë nga burgu”, tha gjykatësi.

Hetimet zbuluan se Kurtaj kishte kryer sulme kibernetike edhe kur qëndronte në një hotel nën mbikëqyrje. Për ndërhyrjet ai përdori një telefon, lidhjen Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.

Në një nga rastet më të bujshme, ai hyri në sistemet e Rockstar Games dhe vodhi kodin burimor, si edhe pamje të GTA 6 që nuk ishin publikuar. Një pjesë të materialeve e hodhi më pas në internet, ndërsa kërcënoi se do të publikonte edhe kodin burimor nëse nuk merrte përgjigje nga përfaqësuesit e kompanisë.

Në dhjetor 2023, Kurtaj u urdhërua të qëndronte për një kohë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët vlerësuan se nuk mund të përballej me procesin gjyqësor. Një vlerësim i ri, i kryer në vitin 2025, përcaktoi se ai ishte në gjendje të merrte pjesë në gjykim.

Hetimin e çështjes e zhvilloi Policia e Londrës në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Ndërhyrja në Rockstar Games u kthye në një prej rrjedhjeve më të bujshme të materialeve të GTA 6, pasi pamjet e lojës u zbuluan shumë kohë përpara publikimit të saj.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş