Ronela Hajati pretendente për fitore, do habiteni kë mbështet Young Zerka në “Festivalin e Këngës” (FOTO LAJM)

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mbrëmë (e Hënë) ka hapur siparin e tij.

Nata e parë përcolli emocione të forta dhe interpretime të këngëtarëve të rinj e po ashtu edhe shumë të njohur në skenën shqiptare.
Një ndër emrat më të përfolur për çmimin e parë është Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Por ish i dashuri i saj me të cilin janë përfolur e komentuar pafund në rrjet, Young Zerka ka treguar në profilin e tij në Instagram se në fakt mbështetja e tij nuk shkon për ish partneren, por për Kastro Zizon./albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 14:24