Braçe voton pa shkuar ora 07:00: Do shkoj në Lushnje urgjentisht!

Deputeti socialist Erion Brace sapo ka shprehur vullnetin e tij me votë për zgjedhjet parlamentare që mbahen sot.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka votuar te Liceu, në 7 pa 1 minutë.

“Kam për të shkuar në një zonë elektorale ku kriminelë si Enkelejd Alibeaj dhe Sajmir Koreshi janë duke kërcënuar qytetarë.

Janë një tufë rrugaçësh dhe kriminelësh që kanë tërrorizuar gjatë natës familjen e një gruaje. Ajo është drejtuesja e PS aty ndaj kanë shkuar dhe e kanë kërcënuar, shqiptarët të mos i japin shansin kriminelëve dhe vrasësve që të shkojnë në parlament…”- deklaroi ndër të tjera Erion Brace.

Rikujtojmë se edhe presidenti Ilir Meta ka votuar vetëm pak minuta më parë duke e quajtur këtë ditë një ditë historike dhe shumë të rëndësishme.  /albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 07:12